Xhoshua, duhet ta dëgjosh trajnerin e Kanelo Alvarezit, për sfidën ndaj Usikut!

Në një krah, Tajson Fjuri do të ndeshet me Dilian Uajtin, ndërsa boksieri tjetër britanik do të ketë sfidën e dytë ndaj ukrainasit Oleksandr Usik. Në luftën e parë, Usiku e mposhti Entoni Xhoshuan në mënyrë bindëse me pikë, duke treguar epërsinë teknike dhe në lëvizjet e këmbëve ndaj ish-kampionit të botës në peshat e rënda të boksit profesionist. Ndërsa afrohet revanshi që do të luhet në mars ose në prill, Xhoshua ka marrë disa këshilla nga trajneri i boksierit të shquar meksikan, Kanelo Alvarez, që cilësohet si numri 1 i botës për të gjitha peshat. “Ai duhet të shfrytëzojë më shumë epërsinë fizike ndaj Usikut, – thotë Edi Renoso, – ai duhet të realizojë kombinime më të mira grushtash. Duhet të punojë më mirë në distancë. Ai ka cilësi të mira, sidomos fizike, por nuk i ka shfrytëzuar sa duhet”. Renoso ka thënë se do të donte që ta stërviste anglezin.

Sfidanti.al