Tiranës i kanë prerë gjuhën, Laver Alla i bën magji të zezë tek 11m…

Shyqyr zotit që Teuta nuk ia përmbysi ndeshjen, sepse Tirana do të kishte mbetur peng tek momenti i penalltisë, një moment i magjisë së zezë, kur arbitri Alla e jep dhe e zhduk 11 m në harkun kohor të 6 minutave. Thonë se dhe “çunat e VAR-it” me në krye Enea Jorgjin e ka lënë në baltë Allën, që të vendoste vetë. Dhe Alla e di fort mirë, e dinë edhe të tjerët..debutuesit , që kur kalojnë shumë minuta në “dhomën e rrëfimit”, diçka nuk shkon me lojën sipër dhe jo me atë poshtë në stadium..

Ishte apo nuk ishte penallti? Paskemi qënë mirë, kur kemi qënë keq, pa sistemin VAR . E dinim se arbitrat ishin të komanduar, të mbrojtur dhe të vaksinuar me shiringën “gabime njerëzore”, por ndonjëherë edhe ia shkepnin pa komandë. Tani, gjoja jemi bërë robër të teknologjisë, dhe vrapojmë drejt “dhomës së mëkateve” ( kabina e VAR-it),por dhe ata të VAR-it, duket se vrapojnë diku lart.. për të gjetur shpëtimin. Ndaj 6 minuta apo 7 minuta ndalesë, si një javë tjetër, nuk është ndonjë qamet i madh në një kampionat që është milioner nga koha, aq sa ndali edhe 8 javë , vetëm e vetëm që te takohej zoti i topit me zotin e politikes…dhe jo per futboll!

Sfidanti.al