Planet ishin dhe mbeten për t’u përforcuar në sulm me një njeri që di të shënojë gola, por duket se koha nuk është aspak e përshtatshme për këtë. Barcelona mund të mbetet “me gisht në gojë” dhe të mos marrë dot as Pjer-Emerik Obamejangun dhe as Edinson Kavanin, ndonëse për arsye të ndryshme. Ish-kapiteni i Arsenalit do të ishte i gatshëm të largohej nga Londra për në Katalonjë për shkak të konfliktit me trajnerin Arteta, por ai kërkon të vazhdojë të fitojë 350 000 paundë stërlina në javë, që do të thotë 400 000 euro, rrogë që Barcelona nuk mundet t’ia japë. Nga ana tjetër, Kavani vërtet mund të tentohej të zinte vendin e Kun Agueros dhe të provonte fanelën e famshme blaugrana, porse Mançester Junajtidi nuk ka dëshirë ta humbasë në janar. Problemet me Kovidin dhe kalendari i ngjeshur e detyrojnë trajnerin Rangnik që të mbajë të gjithë lojtarët që ka aktualisht në dispozicion.
Sfidanti.al