Presidenti i Bajernit flet për të ardhmen e Zyles dhe Komanit!

Herbert Hainer nuk është me emrin e madh të Uli Hënesit apo Karl-Hajnc Rumeniges, por gjithsesi nuk ndryshon prej tyre kur vjen puna tek filozoia në klub. Presidenti i Bajernit ka dhënë përgjigje për të ardhmen e dy lojtarëve shumë të mirë si Niklas Zyle dhe Kingsli Koman, me të cilët po bisedohet për rinovimin e kontratës, por ende nuk ka një përfundim. “Ua kemi bërë të qartë se tek Bajerni kanë gjithçka, – tha Haineri, – mund të fitojnë gjithçka këtu, siç i thamë Xhoshua Kimihut”. Drejtuesi më i lartë bavarez theksoi se “Bajerni ka potencial për t’ia dalë edhe pa një apo dy lojtarë, por unë dua që Zyle të qendrojë, po ashtu edhe Komani”. Gjithsesi, ai vërejti se “nëse paratë nuk bëjnë përshtypje tek unë, ato bëjnë përshtypje tek financat e klubit, ndaj ka një kufi siç ndodhi me Alabën”. “Koman dëshiron të paguhet sa Levandovski”, – qortoi Herbert Haineri.

Sfidanti.al