Qeveria franceze paralajmëron pas dhunës në futboll

Mund të jenë si paralajmërimet e dikurshme të Kinës për Tajvanin, por gjithsesi, duket se autoritetet në Paris kanë vendosur të veprojnë. Ndeshjet në Francë do të ndërpriten nëse do të ketë lëndim të ndonjë lojtari apo arbitri për shkak të sendeve të hedhura nga tribunat. E gjitha kjo pas shpërthimit të fundit të dhunës që bëri të braktisej ndeshja e Kupës mes Paris FC dhe Lionit sepse tifozët u përleshën dhe ultrasit e Lionit hynë në fushë. Vetë klubi i Lionit ua ka ndaluar tifozëve të tij ta ndjekin ekipin jashtë vendi, në një masë pa precedent në historinë e Olimpikut. Lionit i është hequr një pikë në renditje, pasi u braktis ndeshja e ligës ndaj OM-së për shkak se u godit Dmitri Paje me shishe uji. Po ashtu, Nisës iu hoqën dy pikë (një pikë me kusht) pasi incidentet e dhunshme ndërprenë një ndeshje në gusht. Deri tani 10 sfida në Francë janë ndaluar pikërisht nga problemet me tifozët, dhe qeveria ende nuk e di sesi do ta gjejë një zgjidhje për të ndryshuar gjendjen.

Sfidanti.al