Ka gati një javë që nuk paraqitet në qendrën stërvitore në Formelo, dhe duket se do të mungojë edhe për disa ditë të tjera. Çiro Imobile u konfirmua si pozitiv me koronavisur pas dy tamponëve radhazi, e kështu trajneri Mauricio Sarri nuk do ta ketë (thuajse me siguri) për ndeshjen e fundit të vitit, atë në Serinë A ndaj Venecias. Një minus i madh për lacialët pasi Imobile është shënuesi më i mirë i skuadrës, ish-Topi i Artë i Serisë A. Ai ishte i izoluar prej ditësh, por pjesa tjetër e skuadrës është negative, pra mund të përgatitet e të luajë siç duhet. Nuk dihet nëse sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, do të ketë mundësi të përfitojë, apo Sarri do të mbështetet tek alternativat e tjera në sulm.
Sfidanti.al