Pen Shuai i habit të gjithë në videon e re, por krerët e tenisit nuk e takojnë dot!

Natyrisht, një gjë e tillë është e paimagjinueshme të ndodhë në Europë apo Amerikë, por gjithsesi mund të ndodhë. Është e pamundur që krerët e Federatës Botërore të Tenisit (WTA) të takojnë tenisten kineze, Pen Shuai, për të verifikuar gjendjen e saj të vërtetë, edhe pse kjo e fundit doli në një video “me zë dhe figurë”. Jo vetëm që ka shqetësim për gjendjen e saj fizike, psikologjike dhe shoqërore, por edhe shkaktoi habi të madhe mohimi që ajo bëri në videon e fundit të akuzave që ajo vetë i kishte “mveshur” ish-zv. kryeministrit Çan Kaoli. Pen Shuai më herët kishte deklaruar se Çan Kaoli e kishte përdhunuar, ndërsa duket se diçka ka ndodhur që e ka detyruar të mohojë fjalët e saj. “Dua të theksoj diçka shumë të rëndësishme, – tha ajo, – që unë kurrë nuk kam thënë apo shkruar se dikush me ka dhunuar seksualisht”.

Sfidanti.al