Jo se ata bënë ndonjë sherr apo ndonjë veprim banal, nuk ka të dhëna për një gjë të tillë. Gjithsesi, Xhek Grilish dhe Fil Foden u lanë në stol nga Pep Guardiola për ndeshjen në fushën e Njukasëllit në Premier Ligë fituar 4-0. Arsyen e jep vetë trajneri që konfirmon ato që u përfolën në mesjavë. “Nuk ishte çështje rotacioni, – tha ai, – luajtën ata që e merituan, jo ata të tjerët. Në kohën e Krishtlindjeve unë i kushtoj shumë kujdes sjelljes në fushë, por edhe jashtë saj, dhe kur sjellja jashtë fushe nuk është e duhura, lojtarët nuk mund të luajnë”. Duket se Grilish dhe Foden duhet ta kenë tepruar me jetën e natës ose me alkoolin (ose me të dyja).
Sfidanti.al