Bajerni bën gati sulmin tek Barcelona për De Jongun dhe Destin

Flitet për në verë, por trajneri Julian Nagelsman duket se ka disa ide se çfarë duhet të bëjë për sezonin e ardhshëm. Në një futboll që ndryshon çdo gjashtë muaj apo 1 vit, me lojtarë në qarkullim të vazhdueshëm, edhe Bajerni duhet të mendojë për alternativat dhe këto mendohet të jenë De Jong dhe Dest. Mesfushori dhe mbrojtësi i krahut të Barcelonës besohet se janë objektiva të bavarezëve. Nagelsmani e kërkon Destin që ta ketë si alternativë për Pavarin, madje e vlerëson sepse ai e ndihmon më shumë sulmin. De Jongu ka qenë dëshirë e Bajernit që në 2019 kur lojtari zgjodhi Barcelonën, dhe bavarezët e kanë ndjekur vazhdimisht. Ylli 24-vjeçar mund të jetë tepër i nevojshëm sidomos nëse Toliso largohet, po ashtu si Mark Roka.

Sfidanti.al