Juventusi bën sforco për përforcimet, Alegri: Dy muaj vendimtarë!

“Injeksioni” i fundit është prej 400 milionë eurosh, dhe kjo tregon sesa serioz është bërë futbolli të paktën në klubet kryesore. Juventusi ka marrë një “dozë” të fuqishme financiare nga zotëruesit e aksioneve, dhe nga shitja e një pjese të aksioneve në bursë për të rregulluar bilancin që e kishte tepër negativ, por edhe për të përforcuar skuadrën në janar dhe pastaj në verë. Për momentin, gjithkush mendon për janarin, ndërsa trajneri Masimiliano Alegri merret me gjëra të tjera. “Edhe kështu siç jemi, jemi skuadër e mirë, – thotë ai, – por, duhet të japim maksimumin. Janari dhe shkurti janë muajt vendimtarë për sezonin. Në 28 shkurt mund të themi nëse jemi në luftë për 4 vendet e para apo jo. Gjithsesi, të mendojmë për Kaljarin sepse pas Bolonjës duhet të kemi vazhdimësi”. Për De Ligtin, që Raiola thotë se mund të largohet, Alegri përgjigjet me shprehjen e urtë, “kush do të jetojë, do ta shikojë”.

Sfidanti.al