Agjenti i tij, Mino Raiola, e deklaroi se ekziston mundësia që sulmuesi norvegjez të vazhdojë edhe një sezon në “Signal Iduna Park”, ashtu siç ekziston mundësia e madhe që të shkojë në një skuadër tjetër në Spanjë apo Angli, ndoshta edhe tek Bajerni. Gjithsesi, Dortmundi ka në plan të bëjë bisedime me Halandin (dhe me Raiolën) që 21-vjeçari të vazhdojë në ekip edhe në 2022-2023. Për këtë, gjermanët janë gati t’ia rrisin rrogën në 14-15 milionë euro në sezon. Në Spanjë këtë e quajnë një “ultimatum”, ndonëse është më shumë fjala për bisedime për të kuptuar se cila do të jetë e ardhmja.
Sfidanti.al