Mesi është gati të “torturojë” Guardiolën, por a do të jetë titullar?!

Magjistari argjentinas mungoi vetëm një ndeshje, atë të fundjavës në ligën franceze ndaj Lionit (2-1), ku ndodhi episodi i papëlqyer i Mbapesë me Nejmarin, por tashmë ai është gati. Të paktën, Paris SG mund të thotë me lehtësim se Lionel Mesi është kthyer në stërvitje dhe do të jetë pjesë e skuadrës që do të ndeshet me Mançester Sitin sot në mbrëmje në Champions. Pikëpyetja e vetme dhe shumë e madhe është nëse trajneri Maurisio Poçetino do të gjykojë që 34-vjeçari është gati për të qenë në fushë që nga minuta e parë, apo do ta nisë sfidën nga stoli? Po të pyesësh Mesin, ai do të thotë se është i gatshëm të luajë në formacion, dhe të “torturojë” ish-mësuesin e tij Pep Guardiola. Gjithsesi, Leo do të thoshte edhe që “më mirë të hyjë pjesën e dytë si zëvendësues, sesa të dal nga loja në lojë e sipër”. Kjo mund të jetë edhe zgjedhja e Poçetinos.

Sfidanti.al