Deri në ndeshjen e revanshit mund ketë shumë muaj, dhe mund të ndodhë vitin tjetër. Oleksandr Usik ka deklaruar se do të përqëndrohet tek familja e tij, tashmë pas fitores ndaj Entoni Xhoshuas në betejën për titujt botërorë në peshat e rënda në boksin profesionist. Si fillim, ai përjetoi një pritje prej heroi në vendlindjen e tij, kur zbriti nga aeroplani në aeroportin Borispil të Kievit. Qindra njerëz kishin dalë për ta përshëndetur dhe uruar, ndërsa kampioni i ri i botës nuk harroi t’ua kthente respektin. Usiku 34-vjeçar kishte shenja të qartë të dëmtimeve në fytyrë, pasi nuk mund të ndodhte ndryshe në fitoren ndaj ish-kampionit të botës, por tashmë do të ketë kohë të shërohet, të kënaqet me gruan dhe fëmijët, si dhe të mendojë më pas për të mbrojtur titujt.
Sfidanti.al