Një futbollist si ai do të ishte një “perlë” për çdo ekip, por për fat të keq dëmtimet nuk po e lënë të qetë. Eden Hazar mund të cilësohet si lojtari më fatkeq i 10 viteve të fundit (të paktën), pasi shumicën e ndeshjeve tek Reali nuk i ka luajtur, ose ka luajtur fare pak minuta. E përditshmja katalanase “Sport” shkruan se në ndeshjet e fundit, belgu ka qenë vetëm 36 për qind të minutave në fushë për madrilenët, ndërsa këtë sezon ka gjithsej 41.6 për qind. Në dëm të tij ka qenë shpërthimi i papritur i brazilianit Vinisius. Me Belgjikën është më ndryshe sepse ka luajtur 65.5 për qind, pra trajneri Roberto Martinez ka më pak frikë se talenti 28-vjeçar mund të dëmtohet. Hazar kërkon nga trajneri i tij, Karlo Ançeloti, që të ketë më shumë minutazh dhe duket se do të luajë sonte në Champions ndaj Sherifit të Tiraspolit në “Santiago Bernabeu”.
Sfidanti.al