Hallet e Poçetinos, nga Mesi te “kantieri i ndërtimit” me emrin PSG

Trajneri i Paris SG është në prag të një sfide të madhe, e cila nuk do të vendosë sezonin, por do të krijonte probleme nëse do të dilte dështim. Në “Parkun e Princave” ka mbërritur Mançester Siti, nënkampion i Europës në fuqi, ndërsa ekipi i tij është i përçarë mes sherreve e polemikave. Fillimisht, ajo e Mesit me vetë Poçetinon, dhe më pas ajo e Mbapesë që shau rëndë Nejmarin, që sipas tij nuk i pasonte topin.

“Ne jemi një ekip në ndërtim e sipër, – thotë trajneri argjentinas, – Ne kemi nevojë vetëm për kohë që të punojmë. Gjithsesi, ndaj Mançester Sitit duhet të luajmë për rezultat. Kemi përballë një ekip të madh, me trajnerin më të madh në botë, Guardiolën. Mesi mund të luajë, ai është mirë. Kryesore është që të përshtatet. Ai ishte për 20 vjet tek Barcelona, tani është në një ekip të ri, në një familje të re”.

Sfidanti.al