Kontrata e tij përfundon verën e ardhshme, dhe mesfushori sulmues duket se e ka mbledhur mendjen. Shumë lojtarëve po u ndodh këto kohë, siç ishte Xhixho Donaruma që la Milanin për Paris SG, apo Kilian Mbapenë që mund të largohet në 2022 për tek Reali, pasi t’i përfundojë kontrata. Edhe Frank Kesi do të jetë lojtar i lirë në përfundim të sezonit dhe mediat angleze shkruajnë se ai nuk ka ndërmend të rinovojë, pavarësisht se drejtori teknik i Milanit, Paolo Maldini, ende nuk është dorëzuar. Klube angleze si Çelsi, Mançester Junajtidi dhe Arsenali thuhet se e duan në Premier Ligë, por pretendentë janë edhe Paris SG e Bajerni. Besohet se Kesi pëlqen Premier Ligën për stilin e tij të lojës, për faktin se mund të marrë rrogë më të lartë se tek Milani, dhe sepse konkurrenca është më e fortë se kudo.
Sfidanti.al