Sherifi është i fundit nga ekipet “ekzotike” që kanë luajtur në “Bernabeu”!

Kampionia e Moldavisë është kurioziteti i Europës dhe i Championsit. Sherifi i Tiraspolit, përfaqësues i një shteti që nuk e njeh kush përveç dy shteveve si Abhazia dhe Osetia e Veriut, që gjithashtu nuk i njeh kush, do të luajë sonte në “Santiago Bernabeu” ndaj Realit të Madridit. Ekipi nga Republika “e vetëshpallur” e Transdnistrisë, është vetëm “ekzotiku” i fundit që viziton stadiumin legjendar. Më herët, në barin madrilen kanë luajtur të tillë si Keflaviku i Islandës, që kishte mesatare shtatlartësie 1.92 metra dhe që nuk u turpërua (0-3, 0-1). Ka luajtur edhe Progresi i Niderkornit, ekip nga Luksemburgu, lojtarët e të cilit ishin gjysmë profesionistë, pasi dikush punonte mekanik, dikush makinist treni, por edhe një avokat. Në “Bernabeu” ka luajtur edhe Limeriku nga Irlanda, ndërsa Apolloni i Limasolit ka zhvilluar aty një ndeshje në 1968 sepse … nuk kishte stadium me ndriçim të mjaftueshëm në atë kohë.

Sfidanti.al