I mbushi 100 dhe nuk i ka dhënë fund ende. Përkundrazi, kampioni i botës në fuqi në Formula 1, Ljuis Hamilton, gjykon se karriera e tij duhet të ketë edhe shumë fitore të tjera në pista, diçka që e mbështet edhe ish-rivali i tij i madh, Ros Braun. Ky i fundit ka qenë drejtor teknik i Ferrarit, dhe sot është president i Formula 1, gjithashtu anglez si Hamiltoni, dhe ka stimë të lartë për 7 herë kampionin e botës. “Të arrish 100 fitore është diçka që askush nuk e mendonte se mund të arrihej, – tha Brauni, – Shumaheri arriti 91 duke qenë shumë përpara të tjerëve, ndërsa tani kemi Ljuisin. Asgjë nuk e ndal atë, kush e di se deri ku do të arrijë? Ai është shumë konkurrues, super konkurrues dhe mendoj se mund të fitojë edhe 20 gara të tjera”. Fitorja e fundit e anglezit 36-vjeçar ishte të dielën në Soçi, në Çmimin e Madh të Rusisë.
Sfidanti.al