Raundi i parë ishte lajmërimi që tronditi Europën për krijimin e një lige ekskluzive të skuadrave më të pasura të kontinentit për të luajtur mes tyre, njëlloj si NFL, NHL apo NBA në SHBA. Ishin 12 skuadra, 6 prej të cilave nga Anglia, por më agresivet ishin Reali, Juventusi e Barcelona. UEFA kundërsulmoi, por sidomos tifozët në Angli që bënë të dështonte projekti aspak tradicional për futbollin europian. Raundi i dytë ishte beteja juridike, në të cilën UEFA doli e humbur dhe pikërisht tani lajmëron se ka tërhequr akuzat dhe se nuk do të ketë ndëshkime për “rebelët”. Gjithsesi, kjo nuk do të thotë fund i luftës, pasi të dyja palët i mbajnë “armët gati”. Pritet një raund i tretë, ndërsa “armiqtë” ia dinë forcën njëri-tjetrit, por besohet se do të nxjerrin përfundimin për pikat e dobëta. Reali e Juvja e duan Superligën Europiane me çdo kusht.
Sfidanti.al