Ibrahimoviçi do rekordin e golit më të vjetër në Champions

Dëshira më e madhe do të ishte ta fitonte “kupën me veshë”, të cilën Milani i tij e ka fituar plot 7 herë në histori. Zllatan Ibrahimoviç bëhet 40 vjeç pas pak ditësh dhe nuk e ka pasur deri tani këtë kënaqësi. Nuk dihet nëse Milani do t’ia dalë, por Ibra mund të realizojë diçka tjetër, të bëhet lojtari më i vjetër në histori që të shënojë gol. Flasim për Championsin+Kupën e Kampionëve, të nisur në 1955, ndërsa rekordin sot për sot e mban Vili Olsen i Fredrikshtadit që i shënoi Ajaksit në 1960 duke qenë 39 vjeç e 218 ditë. Nëse suedezi ia del në “Anfild” pas dy ditësh, do të ishte 38 vjeç e 347 ditë. Ndërkaq, me golin shënuar nga Lacios, ai u bë i huaji më i vjetër që shënoi gol në Serinë A, duke lënë pas Dani Alveshin e Juves dhe të Brazilit që realizoi në moshën 39 vjeç, 5 muaj e 19 ditë.

Sfidanti.al