Më i rëndësishmi nga të gjithë është njoftimi se Robert Levandovski është gati. Bavarezët do ta kenë yllin e sulmit për ndeshjen e parë të Championsit ndaj Barcelonës. Në një sfidë të vështirë, polaku ishte në dyshim pas ndeshjes së Bundesligës, por duket se e ka kaluar problemin fizik. “Ne bëmë mirë që e nxorrëm më shpejt nga fusha ndaj Lajpcigut, – tha trajneri Nagelsman, – ai është në rregull”. Edhe dy lojtarë të tjerë të Bajernit janë gati dhe këta janë Kingsli Koman dhe Marsel Zabicer. “Kingsli do të jetë me ne, – thotë Nagelsmani, – ndoshta jo titullar, por e kemi gati”. Lajmet e këqija janë që Serg Gnabri nuk mund të luajë, edhe pse ai shpreson dhe fluturon me skuadrën për në Katalonjë. Korenten Toliso ndërkaq nuk ishte në seancën e fundit stërvitore para ndeshjes.
Sfidanti.al