Pse nuk mbajtët Manajn? Dëmtohet Brejthuejt, Barça ka vetëm 2 sulmues

Mediat katalanase dhe ato europiane po shkruajnë se në “Kamp Nou” janë të shqetësuar pasi danezi Martin Brejthuejt ka pësuar një lëndim serioz, duhet të operohet dhe se trajneri Ronald Kuman është në krizë për sulmues. Brejthuejt u dëmtua në stërvitje dhe pritet të mungojë të paktën për 4 muaj, duke bërë që në dispozicion të Kumanit të jenë vetëm dy lojtarë të rolit, Luk De Jong dhe Memfis Depai. Në javët e ardhshme mund të ndodhë që të ketë edhe ndonjë dëmtim tjetër, ndërsa Antuan Grizman u largua për tek Atletiko për të zvogëluar borderonë e rrogave. Gjithsesi, pyetja mund të bëhet se përse nuk u mbajt sulmuesi shqiptar, Rej Manaj, i cili kishte kosto shumë më të vogël dhe mund të ndihmonte në momente të tilla të vështira?

Sfidanti.al