Presidenti i Ligës Spanjolle të Futbollit ka qenë shpesh në konflikt me klubin madrilen, po ashtu si me Barcelonën. Gjithsesi, kjo është “luftë civile” brenda vendit, ndërsa kur vjen puna tek përballjet me Paris SG, Çelsin apo Mançester Sitin, bëhet fjalë për “luftë kontinentale”. Në këtë rast, Havier Tebas, i del në mbrojtje Realit. Duke folur për Lojën e Ndershme Financiare, ai sulmoi PSG-në dhe ishte në krah të presidentit të Madridit, Florentino Perez. “Ka klube që humbasin 400 milionë euro, kanë bordero rrogash 500 milionë euro dhe kanë mundësi të refuzojnë një ofertë si ajo që u bë për Mbapenë, – tha Tebasi, – ndërsa Reali nuk merr subvencione, por përdor paratë që ka. Fitoi 200 milionë euro nga shitja e kartonëve të lojtarëve, dhe i ka paratë jo vetëm për Mbapenë, por edhe për Halandin”.
Sfidanti.al