Ngjitja meteorike nisi në Uimbëlldon këtë qershor-korrik dhe përfundoi të shtunën në Nju Jork. Ema Radukanu ishte tenistja numër 338 në botë në prag të Grand Slemit londinez ku arriti deri në çerekfinale duke fituar shumë vende e duke arritur e 150-ta. Një mrekulli të hipësh sikur fluturon plot 188 pozicione, por kjo nuk ishte gjithçka. Tenistja britanike, e lindur në Kanada nga dy prindër emigrantë, fitoi Grand Slemin në US Open në finalen ndaj adoleshentes tjetër, Lejla Fernandez, dhe u ngjit deri në vendin e 23-të të klasifikimit botëror të femrave. Kjo do të thotë edhe 127 vende të tjera të fituara. Vështirë që ndonjë teniste në histori të ketë bërë një kërcim të tillë “prej pantere”, ndërsa Fernandez u ngjit nga vendi i 66-të në të 28-in. Radukanu fitoi 2.5 milionë USD në US Open, ndërsa pritet të fitojë 100 milionë paundë stërlina nga kontratat e sponsorizimit në të ardhmen.
Sfidanti.al