PSG: Nga treshja Mesi-Nejmar-Mbape, te treshja Mesi-Nejmar-Haland

Mundësitë i kanë dhe ambiciet e lojtarëve mund të t’i plotësojnë me rroga shumë të larta dhe premtime për të luajtur e për të fituar Championsin. Këto janë ofertat e Paris SG për yjet, pa përmendur se mund të ringjallet Superliga Europiane, dhe klubi francez ka menduar direkt që të zëvendësojë Kilian Mbapenë me Erling Halandin. Deri tani çdo gjë po mbahej e fshehtë në këtë drejtim, pasi u përfol kalimi në Paris i Levandovskit, Ronaldos apo Risharlisonit. Mesa duket drejtimi ishte tjetër, pikërisht Halandi, që ka për agjent Mino Raiolën. Siç raportohet nga mediat, PSG mund të japë 175 milionë euro për kartonin e sulmuesit 21-vjeçar norvegjez, dhe këto do të jenë paratë që do të marrë nga kalimi i Mbapesë tek Reali i Madridit. Pra, nga treshja Mesi-Nejmar-Mbape (MNM), kalohet tek treshja Mesi-Nejmar-Haland (MNH). Të shohim sesi do të përfundojë.

Sfidanti.al