Çfarë krahasimi, nga 108 golat e kupave për Sitin, tek zero golat e Kristël Palasit!

Ekipi londinez ka krijuar edhe të papritura të mëdha në histori, por kur vjen puna për dy vitet e fundit, nuk di nga të fshihet nga turpi. Skuadra që sot drejtohet nga legjenda franceze, Patrik Vieira, nuk ka shënuar asnjë gol në kupat angleze që nga marsi 2019, dhe duhet të presë ende pasi u eleminua nga Kupa e Anglisë me humbjen 0-1 ndaj Uatfordit. Goli i fundit u realizua nga Miçi Baçuai në humbjen 1-2 në çerekfinalen gjithashtu të Kupës së Anglisë. Kjo krijon kontrast të fortë me “mbretërit” e kupave në ishull, lojtarët e Mançester Sitit. Të besuarit e Pep Guardiolës kanë realizuar 108 gola në këtë periudhë duke fituar 3 trofe.

Sfidanti.al