A ka lidhje me debutimin e Mesit “JO”-ja e PSG-së për Mbapenë?!

Kur flasim për 180 milionë euro, nuk është shaka, edhe pse kjo paketë është ndarë në 170 milionë të menjëhershme dhe 10 milionë shpërblime. Gjithsesi, as oferta e dytë e Realit për Kilian Mbapenë mesa duket nuk e ka ndryshuar qendrimin e Paris SG, ashtu siç ndodhi me ofertën e parë prej 160 milionë eurosh. Sipas mediave franceze, ky qendrimi i presidentit Al Helaifi ka lidhje edhe me parimin e tij se Mbape do të largohet vetëm sipas kushteve të PSG-së, por edhe me debutimin e Lionel Mesit këtë të diel në Ligën e Parë të Francës. Asgjë nuk duhet ta prishë imazhin e debutimit të madh të argjentinasit, as t’i bëjë hije atij. Nuk mund të ketë asnjë temë tjetër në media përveç daljes në fushë të Mesit për Paris SG.

Sfidanti.al