Natyrisht, nuk bëhet fjalë për një vit të vetëm, por për katër sezone. Gjithsesi, një shifër e tillë është e jashtëzakonshme, ndonëse sipas mediave katalanase, presidenti i Realit, Florentino Perez, është gati ta paguajë për të marrë Kilian Mbapenë. Pasi ka qenë “squkë” për 2 vjet me radhë, Perezi është kthyer në formatin e tij të mëparshëm, të prestigjatorit spektakolar të futbollit, që “vdes” për “galaktikët”. Shifra për të pranuar largimin e Mbapesë shkon në gati 200 milionë euro (realisht kërkohen 220 milionë), nga të cilat 35 milionë do t’i jepen Monakos, sipas akordit të vitit 2017. Vetë sulmuesi francez do të ketë rrogën 35 milionë euro në sezon, që do të thotë 70 milionë bruto bashkë me taksat. Në 4 vjet, kjo rrogë është 280 milionë euro, që po t’i shtohen edhe ato për kartonin arrijnë në 480 milionë!
Sfidanti.al