Andi Zeqiri shënon gol për anglezët që “gjuajnë me para”

Kur kartoni i një lojtari jepet “kaq” në “transfermark” do të thotë se ajo është shuma që pritet të paguhet për të, ose diçka më pak. Kjo nuk vlen shumë për klubet e Premier Ligës, siç e ka treguar Brajtoni që pagoi 4 milionë euro për kartonin e Andi Zeqirit, sulmuesit të Zvicrës, ndërsa parashikimi për të ishte 2.5 milionë euro. Një vlerësim gati dyfish më i madh, dhe djaloshi me origjinë nga Kosova ia shpërbleu Brajtonit duke shënuar në ndeshjen e parë që luajti për të, në sfidën e Kupës së Ligës (Karabao) dhe që u fitua 2-0 në fushën e Kardifit. Zeqiri, 22-vjeçar nuk luajti në ndeshjet e para të Premier Ligës për ekipin që kryeson renditjen me 6 pikë të plota.

Sfidanti.al