Tre fitore radhazi? Murinjos i pëlqen më shumë mentaliteti i Romës

Nuk dihet nëse do të kthehet në kohët e tij të arta, qoftë edhe në ato kur dilte kampion në Angli me Çelsin në 2015, apo fitonte Ligën e Europës me Mançester Junajtidin në 2017. Zhoze Murinjo e mat suksesin e tij me trofe, por për momentin tek Roma duhet të kënaqet me atë që po i shohin sytë. Janë 3 fitore në 3 ndeshje për trajnerin portugez, 2-1 në Turqi me Trabzonsporin, 3-1 në Serinë A ndaj Fiorentinës, dhe 3-0 në “Olimpiko” kundër Trabzonit në sfidën e dytë të plej ofit të Ligës së Konferencës.

“Më shumë sesa fitoret më pëlqen mentaliteti i skuadrës, – thotë Zhozeja, – patëm edhe momente të vështira, por ishim të bashkuar, mëkat që Trabzonspori nuk do të jetë në grupe. Edhe tifozët na përkrahën, 30 000 vetë ishin me ne kur ishim në vështirësi. Kryesorja është që po mësojmë të luajmë dhe të luftojmë kur jemi në vështirësi. Kemi ende mjaft gjëra për të përmirësuar. Zaniolo më pëlqeu, po ashtu Abraham, dhe Pelegrini që duhet të rinovojë kontratën sa më shpejt”.

Sfidanti.al