Kur Guardiola thoshte: Nuk kemi një Ronaldo, Mesi, Nejmar

E kishte për lojtarët e tij, edhe pse i kishte shumë të mirë. Qoftë Aguero, De Brujn, Gabriel Zhezus, Mahrez a ndonjë tjetër nuk janë Lionel Mesi, Kristiano Ronaldo apo Nejmar. Këtë e kishte të qartë Pep Guardiola që ia thoshte shpesh të vetëve. “Lojtarë të tillë si Mesi, Kristiano apo Nejmar fitojnë një ndeshje të vetëm, – thoshtë ai, – ne nuk kemi të tillë lojtarë, ndaj duhet të luajmë si skuadër”. Tashmë, CR7-ën mund ta ketë, pasi Mesi nuk ishte i mundur, dhe duke pasur edhe të tjerët, edhe Xhek Grilishin që erdhi në verë, Mançester Siti mund të jetë një superskuadër. Portugezi mund të jetë guri i vetëm i “mozaikut” që mungonte. Në Angli thonë se lojtarët e Sitit janë të impresionuar që të luajnë në krah të Ronaldos. Nuk dihet se çfarë mendojnë tifozët e Mançester Junajtidit!

Sfidanti.al