Nga 45 në 40 milionë euro, PSG bën një zbritje rroge për Mesin

Jetojmë kohë të vështira dhe mosha bën përpara. Këto ndikojnë edhe tek pagesa e yllit më të madh të botës, Lionel Mesit, i cili pritet të firmosë kontratën në “Parkun e Princave”. Ish-kapiteni i Barcelonës thuhet se do të fitojë 40 milionë euro në sezon në një kontratë 2-vjecare, që parashikon zgjatje edhe me një vit. Më herët, Paris SG ishte gati t’i jepte më shumë, ndoshta 45 milionë euro në sezon,  veçse situata është bërë më e vështirë dhe argjentinasi sot është 34 vjeç.

Sfidanti.al