Ende nuk ka folur, por këtë gjë do ta bëjë nesër. Lojtari më i madh i botës, dhe njëri nga më të mëdhenjtë në histori, do të dalë para mediave ditën e mëpasme për të sqaruar arsyet që e shtynë të largohej nga Barcelona. Duket më tepër si “detyrim kortezie” ndaj tifozëve katalanas dhe opinionit sepse arsyet se përse ai nuk vazhdoi në “Kamp Nou” janë të qarta. Së pari, ai dëshiron të vazhdojë ta ketë krenarinë e lojtarit më të paguar në botë, dhe së dyti të ketë mundësi të fitojë trofe. Me Paris SG mund të fitojë Championsin e pestë në karrierë, baraz me Kristiano Ronaldon dhe një më pak se rekordmeni Gento i Realit të Madridit. Kjo gjë dhe rroga mbi 40 milionë euro në sezon janë më të rëndësishme për Mesin sesa dashuria për Barcelonën.
Sfidanti.al