Ja ku del sërish në pah bukuria e futbollit. Davidi ndaj Goliadhit ka qenë gjithnjë një histori e shkëlqyer edhe pse legjendare, ndërsa në fushë ndodh që përsëritet në formën e saj jetësore. Një përsëritje ishte ajo në finalen e sotme të Superkupës së Anglisë, ku Leisteri fitoi trofeun duke mundur superfavoritin Mançester Siti. Ekipi i Guardiolës, edhe pse pati lojtarë me shumë emër, u mposht në minutën e parafundit, nga penalltia e kthyer në gol nga Keleçi Iheanaçi, ish-lojtar i Sitit. Leisteri luajti më mirë në pjesën e parë, ndërsa pas pushimit Guardiola hodhi në fushë lojtarin 100-milionësh të marrë nga Aston Vila, Xhek Grilish. Numri 10 luajti mirë, por nuk mjaftoi.
Sfidanti.al