Barcelona mendon se ia vlejnë sakrificat për Mesin!

Kryesorja është që ai të qendrojë, ndërsa dha shembullin e madh duke pranuar të ulë rrogën përgjysmë. Gjithsesi, Lionel Mesi e di se do të ketë të ardhura të tjera nga Barcelona, ashtu si edhe klubi e di se do të përfitojë nga fitimet jashtë fushe. Presidenti Zhoan Laporta thekson se Barça pret që të ketë shumë të ardhura nga prania e imazhit të Mesit, qoftë në shitjen e suvenireve të klubit (merchandising), të kontratave të sponsorizimit, të vizitorëve në stadium dhe në museum. Nuk dihet sesa mund të jenë këto të ardhura, por padyshim do të jenë të rëndësishme për të tejkaluar gjendjen e rëndë financiare të klubit, të trashëguar nga administrata paraardhëse e ish-presidentit Bartomeu.

Sfidanti.al