Reali mund të marrë borxh, por një “galaktik” mund ta blejë!

E përditshmja “AS” i vendos fytyrat e Erling Halandit dhe Kilian Mbapesë në një sfond kishtar, sikur të ishin dy shenjtorë. Në të vërtetë janë dy kandidatë për të qenë “galaktikë”, pra yje për t’u blerë nga Realit i Madridit. “AS” shkruan se klubi i presidentit të shumëkritikuar Florentino Perez, ka bërë gjënë e duhur këto dy sezone duke ulur shpenzimet me 295 milionë euro, duke përballuar humbjet prej 300 milionë eurosh. “Thesari” merenges ka në dispozicion 120 milionë euro, ndërsa ka edhe mundësi të tjera që do ta lejojnë të vazhdojë pagimin e rrogave dhe mbulimin e shpenzimeve. Reali mund t’i lejojë vetes këtë verë (sipas “AS”-it) që të marrë njërin nga dy yjet ose Halandin, ose Mbapenë, por për këtë gjë do të duhet të hyjë në borxh, ndonëse në mënyrë të arsyeshme.

Sfidanti.al