Flitet shumë për trysninë në futboll, dhe kuptohet një prag Europiani është një moment i ngarkuar madje tepër. Gjithsesi, varet se me kë person je duke folur sepse kur vjen puna tek Luis Enrike, trajneri i Spanjës as nuk mund ta llogarisë këtë presion. Pak kohë më parë ai humbi njërin nga njerëzit më të shtrenjë të jetës, vajzën e tij të vogël që ishte e sëmurë, dhe tragjedia familjare ishte e tmerrshme. Një njeri i tillë, as nuk mund të ketë një presion kaq të madh ndaj diçkaje që gjithnjë është quajtur “gjëja më e rëndësishme nga gjërat e parëndësishme”. Përtej rritjes së jashtëzakonshme si biznes, dhe presionit që e shoqëron, asgjë nuk mund të krahasohet me humbje si ato të Luis Enrikes. “Nëse flas sinqerisht, kjo është një lojë fëmijësh në krahasim me atë që kam hequr”, – ishin fjalët e tij.
Sfidanti.al