Rëndësia financiare është rritur dhe flitet për shuma të mëdha. Sidomos pesë ligat kryesore të Europës nuk mund të kënaqen me pak dhe ja ky vijnë disa shifra nga Italia. Kompania e madhe mediatike “Skaj Sports” i ka propozuar platformës DAZN që të transmetonte 7 nga ndeshjet e çdo jave të Serisë A, kundrejt një shume prej 500 milionë eurosh. Gjithsesi, media amerikane “Blumberg” (Bloomberg) shkruan se përgjigja e DAZN-it është negative. Nuk dihet me çfarë oferte do të mund të ishte arritur një marrëveshje, por kuptohet që interesat janë të mëdha. Kur nuk mjafton as gjysmë miliardi euro!!!
Sfidanti.al