UEFA pranon hartën e Ukrainës, por jo parullën “Lavdi heronjve”!

Me të drejtë, qeveria europiane e futbollit e hodhi poshtë kërkesën e Rusisë që të hiqej harta e Ukrainës (bashkë me Krimenë) nga fanela e ekipit kombëtar ukrainas në Kampionatin Europian. “Harta është me ato kufinj që Kombet e Bashkuara njohin zyrtarisht, – ishte përgjigja e UEFA-s, – ndërsa parulla “lavdi heronjve”, është qartësisht politike”. UEFA gjykon se kjo parullë është e njëjta parullë që u përdor në protestat e vitit 2014 që ishin kundër Rusisë. UEFA, ndërkaq, lejoi parullën tjetër “lavdi Ukrainës” sepse e quajti normale, si krenari kombëtare dhe jo politike. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Marija Zaharova, deklaroi se “sporti nuk është fushë beteje, edhe pse është konkurrencë, bëhuni heronj sportivë dhe do të keni lavdi, jo me anë të sloganeve nacionaliste”. Rusia kërkoi që harta e Ukrainës të hiqej sepse ajo e konsideron Krimenë si pjesë të saj, ndërsa e aneksoi në 2014.

Sfidanti.al