E thotë IFFHS: Messi, futbollisti më i mirë i dhjetëvjecarit

Lionel Messi është futbollisti më i mirë i dhjetëvjecarit. Kjo është ajo që zbulon Instituti i Historisë dhe Statistikave në Futboll që ka publikuar listën e futbollistëve më të mirë të periudhës 2011-2020. IFFHS e përpiloi klasifikimin e saj duke u bazuar te klasifikimet e cdo viti duke dhënë pikë sipas pozicioneve të cdo sezoni.

Kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi pushtoi vendin e parë të këtij klasifikimi me 174 pikë duke lënë pas I ish shokun e tij të skuadrës, Andres Iniesta në vendin e dytë me 127 pikë, ndërkohë që podiumin e plotëson Luka Modric me 113. Ajo që të bie në sy është fakti që Cristiano Ronaldo që në Globe Soccer Aëard u shpall Futbollisti i Shekullit, është jashtë dhjetëshes së lojtarëve më të mirë të dekadës 2011-2020,  më konkretisht është në vendin e 12, përpara tij përvec Messit, Iniestës e Modric janë De Bruyne, Kroos, Hazard, Neymar, ozil, Pirlo, Yaya Toure dhe Xavi Hernandes.

Përsa u përket trajnerëve, sipas IFFHS, më i miri i dekadës është  Diego Pablo Simeone i Atletico Madrid me 152 pikë. Argjentinasi në këtë dhjetëvjecar ka fituar 1 titull në La Liga, 1 Kupë Mbreti, 1 Superkupë të Spanjës, 2 Europa League, 2 Superkupa të Evropës dhe ka qenë 2 herë finalist në Ligën e Kampioneve. Të qenit konstant në këto vite ka bërë diferencën dhe i dha mundësinë Simeones të shpallet trajneri më I mirë I dekadës. Menjëherë pas tij, në vendin e dytë është  Pep Guardiola me 144 pikë, ndërsa podiumin e plotëson trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp

Sfidanti.al