Madalina Ghenea flet sërish për Zaniolon: Faji i menaxherit tim, nuk kam të bëj

Madalina Ghenea kthehet të flasë për cështjen Nicolo Zaniolo dhe zërat për flirtimet me të që aktorja i përgënjeshtroi. Në 28 dhjetor, Ghenea iu kërkoi ndjekësve të saj në Instagram që ta pyesnin për ndonjë kuriozitet dhe mes tyre doli një pyetje: ‘A mund të të puth gjatë gjithë kohës? 25 orë në 24’. Një pyetje  së cilës Ghenea u përgjigj duke future në këtë ‘lojë’ Zaniolon: ‘Ti si thua?’ duke i bërë tag mesfushorit të Romës

Më pas në këtë cështje ndërhyri dhe ish e dashura e Zaniolos, Sara Scaperrota, prindërit të djaloshit dhe më pas erdhi edhe mohimi I Gheneas e cila nëpërmjet rrjeteve sociale zbuloi një detaj të ri. Përsa I përket pyetjes: ‘A mund të të puth gjithë ditën?’, modelja deklaroi: ‘Ishte një përgjigje e shkruar nga agjenti im që administron faqen time në Instagram. Ia lashë atij detyrën te merret me rrjetet sociale sepse nuk kisha kohë’.

Sfidanti.al