MotoGP, anulohen testet e Sepangut për shkak të pandemisë coronavirus

Bota e motorëve vazhdon të jetë e kushtëzuar nga pandemia coronavirus. Pas modifikimeve në kalendarin e Botërorit të Formula 1 që sollën në shtyrjen e Cmimit të Madh të Australisë dhe Kinës dhe përfshirjen e ndalesës në Imola, edhe botërori I motociklizmit do të duhet të bëjë llogaritë me pengesat e para. FIM, Itra dhe Dorna bënë të ditur anulimin e testeve të Sepangut të parashikuara për t’u zhvilluar  në 19-21 shkurt, për shkak të vështirësive të krijuara nga situata epidemiologjike dhe masat kufizuese të vendosura nga autoritetet.

Për momentin mbeten të konfirmuara testet e Katarit në 10-12 mars, ndërkohë që priten të reja për kalendarin e kampionatit të MotoGP. Në këtë pikë duket se do të anulohen ndalesat në SHBA dhe Argjentinë dhe se  do të zhvillohen 2 gara në Katar me pistën e Losailit që parashikohet të presë 2 gara radhazi në fund të muajit mars e fillim të prillit. Zyrtarizimi do të bëhet në ditët në vazhdim.

Sfidanti.al