Edhe në ëndërr nuk do të ishte realizuar kjo që po ndodh! 2 vite më parë, kur Vllaznia nuk ishte e bukur në lojë, madje të bënte me zemër, edhe pse e mbështetën deri nw fund tifozët e saj, prapëseprapë, nuk i shpëtuan dot aksidentit më historik.. rënies një kategori më poshtë. Në ditët e sotme, ditët që mbajnë vulën e futbollit pa gojë (për shkak të Pandemisë), kur në stadiume nuk lejohet fryma e shenjtë e tifozëve, Vllaznia është bërë kaq e bukur në lojë, sa ka prishur modën klasike të Superligës.Shfaqet aq e hijshme para pasqyrës së këtyre javëve, sa në Shkodër kanë frikë se mos i “mallkon” syri i keq..
Vllaznia është e bukur për t’u parë në lojë dhe këtë e vërtetoi edhe njëherë në ndeshjen e fundit me Teutën, pikërisht në këtë përballje për të cilën thuhej se kishte një bosht ndryshe nga ndeshjet e tjera, do të fitonte më i forti dhe jo ai që bën poza më të bukura gjatë 90 minutave! Ajo që ndodhi ishte mrekulluese: shkodranët zaptuan topin dhe frerët e lojës, i treguan Teutës me fakte se të gjithë kundërshtarët që janë mundur nga Vllaznia s’mund të qajnë për asnjë padrejtësi, siç ka ndodhur rëndom në rivalizimet tona.
Madje , mund të thuhet pa t’u dridhur buza, se në një kampionat aventures në kurriz të shëndetit, për shkak të mungesës së tamponëve, humbja ndaj Vllaznisë mund te vlejë si një lloj vaksinimi ! Janë kaq bindës në lojën që krijojnë dhe dominojnë për 90 minuta, sa kur mbaron “terapia” , humbësit mund të pranojnë se kur ndijuan “shiringën”, shkodranët e kishin dorën mjaft të lehtë, pupël si thuhet për kësi rastesh…
Sfidanti.al