Një klub që arrin dy herë radhazi Championsin, që lufton për vendet e para në Serinë A, dhe që megjithatë transferon lojtarë në dalje me shpejtësi “marramendëse”. Amad Diallo ishte lojtari i 14-të i larguar nga Atalanta për në një skuadër tjetër në 4 vjet, pikërisht tek Mançester Junajtidi për 40 milionë euro. Klubi bergamask ka fituar në këta 4 vjet mbi 250 milionë euro nga shitja e kartonëve të lojtarëve, por kjo nuk e ka penguar që të fitojë dhe të rrisë përfitimet në Champions dhe Serinë A.
Musa Barrou u transferua për 19 milionë euro, Dejan Kulushevski u mor nga Juventusi për 35 milionë euro. Vijon Korneliuson me 7.5 milionë euro, Mançini për 15 milionë, Kristante shkoi në 26 milionë, Petanja për 15 milionë euro, Paloski 6 milionë euro, Kurtiç ishte me 5.3 milionë, Bastoni vlejti jo më pak se 31.1 milionë euro, Konti 24 milionë euro, Kesi 32 milionë, Galiardini 22.5 milionë euro dhe Kaldara 19 milionë.
Sfidanti.al