Ish presidenti i FIFA, Joseph Blatter është shtruar në spital. Lajmi bëhet I ditur nga e përditshmja zvicerane ‘Blick’ që citoi vajzën e ish kreut të qeverisë së futbollit evropian pa e specifikuar motivin e këtij shtrimi
‘Babai im është në spital. Po përmirësohet cdo ditë, por ka nevojë për kohë dhe pushim-tha Corinne Blatter Andenmatten-në emër të familjes kërkoj respekt për jetën private vjec’
Blick në informacionin e tij thekson se Blatter, 84 vjec, është në gjendje të rëndë edhe pse jo në rrezik për jetën. Ish presidenti I FIFA pka pasur probleme shëndetësore edhe në vitet 2015 e 2016. Blatter ishte president I FIFA për 17 vjet deri në vitin 2015 kur u largua pasi u përfshi në hetimet për korrupsion ndaj disa zyrtarëve të lartë të FIFA. Në muajin dhjetor të atij viti u pezullua me 8 vjet, dënim që ra në 6 vjet pezullim për një pagesë prej 1.2 milionë Euro të kryer për llogari të Michel Platini që në atë kohë ishte president i UEFA.
Sfidanti.al