Tirana kampione ka ndryshuar shumë sjelljen , sa nuk i ngjan as vetes së vet! As nuk diskutohet që nuk është më rebele kur i bëhen padrejtësi , si në rastin e Derbit kur luajtën rolin e paqësorit, të urtit shembullor, që nuk merret me arbitrat. Aq sa mbyll sytë dhe veshët edhe kur i “avullojnë” 2 penallti verbuese, tamam në ndeshjen e “jetës”. E dëgjuat çfarë tha presidenti? Le ta mbajmë të freskët në “frigoriferin” e kujtesës shprehjen muzeale të presidentit Halili pas ndeshjes me Partizanin: “ Ne nuk merremi me arbitrat..” Mirë që i rrëmbyen fitoren dhe ata e dinë mirë se nuk është vepër e guximit ttë arbitrit Xhaja, por Tirana e kishte gjuhën të prerë dhe për të demaskuar fushën e turpit në “Air Albania!
{ka ndodhur me Tiranën kampione? Ishim mirë kur ishim keq..pa festuar ditlindjen e 100 vjetorit me titullin kampion! Tirana, ne këto dy dekada ka vuajtur nga arbitrat, kushedi sa brenga fsheh shpirti i tyre , dhe papritur, detyrohet të shtiret e lumtur dhe atëherë kur është e ..vuajtur! I paskan vënë kushte bardhebluve? Madje më të dukshme se kampionët e tjerë të këtyre viteve, që sapo vënë kurorën, ngjiten në rolin e aktorit të dorës së parë në skenën e Teatrit të Superligës..
Tirana, këto ditë, paska dalë edhe vullnetare, për të shkuar në një “luftë”, ku ka vetëm një fund ….do të vritesh profesionalisht! Dashkan vetë, askush nuk i ka urdhëruar nga “djajtë e zyrave”, që të luajnë në “Air Albania” ndeshjen me Apoloninë të dielën! Në një kampionat pa atdhe, ku ekipet pa stadium mbetën me valixhe në duar duke bredhur nëpër qytete, Tirana me fushën si kumbull, ankohet se e ka ters fushën e vet! Dhe ku po e kërkon fatin pas ..fiksimit ? Tamam në fushën e ferrit,në Air Albania, aty ku jo këmba e futbollistit, por edhe zogjtë kanë frikë të peshojnë sipër barit..
Sfidanti.al