Boateng këshillon Messin: Duhet të shkojë të Napoli, si Maradona

Këshillën e fundit për merkaton, Lionel Messi e merr nga Kevin Prince Boateng që i sugjeron kapitenit të Barcelonës që i skadon kontrata që të ndjekë gjurmët e Diego Armando Maradona dhe të transferohet te Napoli.

‘Leo duhet të shkojë te Napoli pas skadencës së kontratës së tij me Barcelonën-tha Boateng për ESPN-do të ishte fantastike sikur ai vetë të telefononte te Napoli dhe të vetëofrohej për të luajtur për këtë skuadër pa pasur numrin 10 në shpinë për të nderuar Maradonën, pa menduar për paratë, por vetëm për zemrën’.

Provokim apo sugjerim pak rëndësi ka, Boateng është i drejtpërdrejtë në sqarimin e këndvështrimit të tij për të ardhmen e Messit që gjithnjë është krahasuar me El Pibe De Oro

‘Do të ishte si një film-vijoi Boateng-do të duhej të shkonte në stërvitje me helikopter sepse njerëzit ‘do ta hanin të gjallë’ dhe do të ishte kaq i lumtur. Por një histori si ‘në nder të Maradonës do të luaj te Napoli’ , si do të ishte për botën? Dhe jo vetëm për atë të futbollit, por në përgjithësi. Do të ishte një mesazh, do të ishte një histori botërore. Po të isha në vendin e Messit do të merrja në telefon presidentin e napolit dhe do t’ia thoja’

Sfidanti.al