Barcelona, lojtarët ratifikojnë akordin për reduktimin e pagave

Futbollistët e Barcelonën kanë miratuar me shumicë absolute akordin paraprak të 27 nëntorit me klubin blaugrana për reduktimin e pagave për këtë sezon si pasojë e rënies së të ardhurave të klubit për shkak të pandemisë coronavirus. Akordi parashikonte një reduktim të pagave fikse prej 122 milionë Euro dhe të bonuseve për 50 milionë për një total prej 172 milionë Euro.

Klubi katalanas kishte nevojë për një kursim prej 191 milionë për të sistemuar financat e tij për të mos e mbyllur bilancin me humbje akoma më të mëdha. Firma në këtë  marrëveshje do të lejojë që të shtyjë pagesën e 172 milionë Eurove.

Bisedimet për këtë cështje rezultuan shumë të komplikuara dhe në mes tyre u shfaqën tensione të rëndësishme mes drejtuesve të Barcelonës dhe lojtarëve. Në disa momente u rrezikua që ato të ndërpriteshin përfundimisht, por vullneti i mirë i treguar nga të dy palët, bëri që më në fund të arrihet një marrëveshje që u ratifikua këtë të premte nga futbollistët

Sfidanti.al