Rikthehet Domenech, trajneri që lexon horoskopin: Pranova të drejtoj Serbinë, pres përgjigje

Kolarov dhe Tadic janë paralajmëruar; trajneri i ri i përfaqësueses serbe që nuk do të jetë në evropianin e 2021 do të jetë francezi Raymond Domenech. Vetë ish trajneri I Francës pranoi se ka pasur disa kontakte si  për të konfirmuar zërat që vinin nga Beogradi për interesin e Federatës Serbe të Futbollit për të

‘Është e vërtetë, më kanë kontaktuar dhe më pyetën nëse isha i interesuar për këtë detyrë, përgjigjja ime ishte ‘Po’-tha Domenech për median serbe-skuadra kombëtare serbe është e nivelit të lartë, ka lojtarë të mirë në të gjithë Evropën. Ka shumë potencial për të bërë dicka interesante. Por tani nuk varet më nga unë. Unë e thashë fjalën time dhe do të më pëlqente të përjetoja këtë eksperiencë. Tani pres përgjigje, në rast të kundërt do të bëj sërish atë cfarë kam bërë deri tani’

Në fakt shumë shpejt Federata Serbe e Futbollit pritet të komunikojë emrin e trajnerit që do të zëvendësojë Ljubisa Tumbakovic, që nuk ështe shkarkuar ende zyrtarisht, por që do ta paguajë mosarritjen në fazën finale të Evropianit  teksa u mund në playoff kundër Skocisë.

Sfidanti.al