Presidenti i Turqisë, Erdogan, nuk mungoi të nxitonte për të bërë deklaratën (elektorale) se UEFA duhet ë marrë masa ndaj racizmit, ende pa marrë mirë informacion për atë që kishte ndodhur në stadiumin “Park dë Prensis”. Gjithsesi, tani ne e dimë se futbollistët e Paris SG dhe Istanbul Bashaksehirsporit dolën nga fusha në shenjë proteste për një fjalor racist, që mesa duket është përdorur. Racizmi pretendohet se është përdorur nga gjyqtari i katërt, rumuni Sebastian Kolcesku ndaj zv. trajnerit të turqve, Pjer Uebo, i cili u përjashtua me karton të kuq. Uebo e pyeti me kërcënim Kolceskun se përse e quajti “zezak” (negro), ndërsa rumuni i tha se zhargoni i tij kishte qenë “djali zezak” dhe se nuk kishte pasur nënkuptim racist. Lojtari tjetër i Bashaksehirit, Demba Ba, atëherë u hodh duke i thënë se “përse kur thua për një të bardhë, nuk e quan “ai djali i bardhë”, por e quan “ai djali”, ndërsa për mua thua “ai djali zezak”?”
Lojtarët turq kërkuan që ndeshja të niste vetëm pasi gjyqtari i katërt të përjashtohej, por UEFA nuk kishte njeri të gatshëm për të plotësuar vendin bosh. Tashmë, është vendosur që të luhet këtë të mërkurë (sot) në 18:55, dhe se në drejtim do të jetë një katërshe tjetër gjykimi. Fillimisht, u mendua që të rifillohej në orën 22:00 të së martës, por kjo nuk ndodhi.
Sfidanti.al